Deri më 6 shtator nuk ka termine të lira për vaksinim kundër Covid-19.
Kjo pasi numri është plotësuar dhe të gjitha terminet janë zënë, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Tash e disa ditë qytetarët po ankohen se nuk po mund të rezervojnë terminin për vaksinim kundër Covid-19.
Disa prej tyre thonë që nuk ka vaksina e kjo kinse edhe është arsyeja pse nuk ka as termine për vaksinim.
Për të sqaruar këto dilema për qytetarët, arbresh.info ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë, në mënyrë që të marr një përgjigje se a ka Kosova vaksina të mjaftueshme për qytetarët e saj dhe se çka po ndodh më çështjen e terminëve.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri më 6 shtator nëpër të gjitha qendrat e vaksinimit si rezultat i interesimit të madh, janë mbushur të gjitha terminet.
“Deri më 6 shtator të gjitha terminet janë mbushur për të gjitha qendrat aktuale të vaksinimit, si rezultat i interesimit të madh të qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Gjithashtu bëhet e ditur se në vijim do të hapen termine të reja pas kësaj date, dhe të gjithë ata qytetarë që duan të vaksinohen do të mund ta bëjnë një gjë të tillë.
“Në vijim hapen termine të reja për ditët pas kësaj date dhe do të ketë termine për të gjithë qytetarët qe duhet të vaksinohen.”
Ndryshe MSH thekson faktin se Kosova gjatë këtyre ditëve jep më së shumti doza kundër Covid-19 për kokë banori prej të gjitha shteteve në rajon.
“Interesimi i madh ka bërë qe terminet të plotësohen shpejt dhe Kosova këtyre ditëve jep më së shumti doza kundër COVID-19 për kokë banori prej të gjitha shteteve në rajon”, bën të ditur MSH./arbresh.info/
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...