Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës ka hapur kohët e fundit një konkurs për bujqit, për t’u mundësuar ata të përfitojnë nga ndihma financiare prej 1 milion eurosh, e ndarë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Bujqit kanë dorëzuar tashmë aplikimet e tyre, dhe komisioni i KKSH-së është duke i shqyrtuar ato.
Megjithatë, situata ka marrë një kthesë të papritur me reagimin e Serbisë ndaj këtij fondi.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka reaguar ndaj kërkesës së Ministrisë serbe për anulimin e konkursit për subvencionet bujqësore për shqiptarët e Luginës
Ai ka kritikuar veprimet e Alternativës për Ndryshim (APN), duke pohuar se kjo parti rrezikon mbështetjen e qindra bujqve shqiptarë të Luginës.
“Më datë 11 nëntor 2024 subjekti politik Alternativa për Ndryshim (APN) i ka dërguar shkresë Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Beograd përmes së cilës i ka njoftuar se Këshilli Kombëtar Shqiptar ka hapur konkurs për subvencionimin e kulturave bujqësore (nga Fondi i Republikës së Kosovës për shqiptarët e Luginës)”, tha ai.
Sipas tij, APN i është drejtuar Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Serbi, duke kërkuar që kjo të shqyrtojë vendimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) për subvencionimin e kulturave bujqësore.
“Pas kësaj shkrese, dje na është drejtuar me një shkresë Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve ku kërkon nga KKSH që në afat prej 8 ditësh t’i përgjigjemi se në cilën dispozitë ligjore jemi thirrur lidhur me hapjen e konkursit për subvencionimin e kulturave bujqësore, dhe në të njëjtën kërkesë Ministria kërcënon se në rast se KKSH nuk e anulon vendimin atëherë vetë Ministria do ta bëj”, tha tutje ai.
Lutfiu ka theksuar se nuk do të anulojë asnjë vendim, duke shtuar se çdo veprim është ndërmarrë me vetëdije të plotë për të mbështetur familjet shqiptare të cilat mbijetojnë nga ky sektor.
Kryetari i KKSH-së ka njoftuar se do t’i përgjigjen Ministrisë serbe, por gjithashtu ka informuar Qeverinë e Republikës së Kosovës për zhvillimet, duke kërkuar që, në rast se ky proces bllokohet nga Serbia, të merren masa reciprociteti për serbët në Kosovë./Arbresh.info
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...