Ministria e Shëndetësisë, të premten ka nënshkruar vendimin për masat e përgjithshme për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Sipas këtij vendimi: “obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës të bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre;
Obligohen të gjitha Institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektantët për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyrje të objektit të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët;
Çdo person, institucion publik, privat apo publiko-privat, kanë për detyrë që të zbatojnë masat e përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19”.
Ministria ka publikuar edhe udhëzuesin për maska ku specifikohet konkretisht se në cilat raste qytetarët duhet të bartin maskën dhe në cilat raste jo.
KUR DUHET TË BARTET MASKA:
Përdorimi i maskave në komunitet rekomandohet parimisht në këto raste:
• Te fëmijët mbi moshën 10 vjeçare. Nxënësit fillojnë me maska prej klasës së pestë fillore
• në mjediset publike ku njerëzit janë afër njëri-tjetrit ose aty ku nuk mund të mbahet distanca fizike
• në mjediset e mbyllura publike
• në hapësirat e jashtme
• në hapësirat e jashtme ku ka grumbullim njerëzish
• për grupet e rrezikuara të njerëzve dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese
• në zonat ku ka përhapje të madhe të COVID-19 në komunitet.
“Maska duhet të vihet para se të hyni në këto vende dhe duhet ta mbani atë derisa të largoheni nëse nuk ka një ndonjë arsye për heqjen e saj. Maskën dhe mbulesën e fytyrës duhet ta mbani edhe në mjediset e mbyllura, të cilat nuk janë të rradhitura këtu dhe në të cilat është vështirë të mbahet distanca sociale”, thuhet në udhëzuesin e MSH-së.
KUR NUK DUHET TË BARTET MASKA:
• Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes).
• Nëse jeni vetëm në veturë
• Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie
• Personat shurdh-memecë.
• Në momentet kur duhet të veprohet urgjentisht nga përfaqësuesit e autoriteteve (policët, punëtorët shëndetësorë, zjarrfikësit) për të dhënë ndihmë ose për të evituar kërcënimin e çfarëdo rreziku.
• Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.
• Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.
Fokusi i lokacioneve të inspektimit të zbatimit të masave parandaluese nga inspektoratet dhe policia:
• Hapësirat e mbyllura (kafiteritë, qendrat tregtare dhe pikat tjera të grumbullimit të njerëzve)
• Transporti publik.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...