Ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

08:44 | 7 Korrik 2022
A. B.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimoren e re të karburanteve e cila do të jetë valide për 24 orë, me fillim nga ora 10:00.

Çmimi i benzinës ka rënë edhe për një cent në krahasim me dje, ndërkaq ai i naftës ka mbetur i njëjtë.

Sipas kësaj çmimore, çmimet maksimale të lejuara për secilin produkt të naftës do të jenë si në vijim:

Produkti Dizel: 1.78 euro për litër,

Produkti Benzinë: 1.73 euro për litër;

Produkti Gaz: 0.78 euro për litër. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme