Google ADS

Ministria për Komunitete ka shpërndarë 11 ton ushqim dhe rreth 7500 pako higjienike për 303 familje në nevojë

13:19 | 9 Prill 2020
Arbresh.info

Ministria për Kthim dhe Komunitet ka shpërndarë 11 tonë ushqim dhe produkte higjienike për komunitetin serb, ashkali, rom, goran dhe egjiptas.

Aksioni i shpërndajes ka filluar nga 31 marsi deri më 8 prill, dhe nga këto ndihma kanë përfituar 303 familje.

Ndihma është shpërndarë në Kamenicë, Kllokot, Klinë, Pejë, Rahovec, Lipajn Obiliq, Vushtrri, Shtërpcë, Gjilan, Graqanicë, Viti, Ferizaj, Ranillug, Partesh, Novobërdë dhe Prishtinë.

Aksioni i ndihmave është realizuar në koordinim me autoritetet lokale ku kanë marrë pjesë 48 vullnetarë duke iu përmbajtur rekomandimeve për masa mbrojtëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme