Ministria për FSK-në procedoi në Qeveri projektligjin për ushtrinë

14:42 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Ministria për Forcën e Sigurisë të Kosovës ka proceduar në Qeverinë e Kosovës, mendimin për Projektligjin Nr 05/L-156, për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“MFSK shpreh pajtimin e plotë dhe mbështet miratimin e Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës që do të rezultonte me krijimin e bazës ligjore me qëllim të përmirësimit dhe ndërtimit të një sistemi të mbrojtjes dhe sigurisë me kapacitetet e nevojshme shtetërore, në mbrojtje të sovranitetit, integritetit territorial dhe interesave shtetërore, si dhe përmbushjen e synimeve për integrime euro-atlantike”, thuhet në një komunikatë nga kjo Ministri.

Dje ministri Haki Demolli në një intervistë për KosovaPress ka thënë se grupet punuese e kanë analizuar dhe shqyrtuar projektligjin për FSK-në dhe bashkë me opinionet për të i njëjti do të dërgohet në Qeveri./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme