Në bazë të Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, shumica e personelit shëndetësor tashmë janë vaksinuar.
Ministria e Shëndetësisë në një përgjigjeje për arbresh.info ka bërë të ditur se nga 13 500 punonjësve shëndetësor sa kanë qenë në listën për tu vaksinuar tashmë një numër i madh i tyre janë imunizuar.
“Në Kosovë në planin e vaksinimit janë të paraparë 13 500 punëtorë shëndetësor për t’u vaksinuar. Sipas të dhënave preliminare, shumica prej tyre janë vaksinuar”.
Tutje në përgjigjejen e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se , vaksinimi kundër Covid-19 nuk është i detyrueshëm por që e rekomandon fuqishëm për të gjithë, përfshirë punonjësit shëndetësor.
“Vaksinimi kundër COVOD-19 nuk është i detyrueshëm, por MSH e rekomandon fuqishëm për të gjithë punonjësit shëndetësor dhe kategoritë qe bien ne grupin e kategorive te riskut, sipas fazave qe i ka parapare Plani Shtetëror i vaksinimit”
MSH, po ashtu u bënë thirrje të gjithë punonjësve të shëndetësisë të cilët nuk e kanë marr akoma vaksinën ta marrin atë.
“ MSH, u bën thirrje edhe atyre profesionisteve shëndetësor që ende se kanë marrë, që sigurisht janë pak, që ta bëjnë këtë”, thuhet në përgjigjejen e MSH-së.
E në anën tjetër ministri Vitia para anëtarëve të Komisionit pati thënë se deri në fund të vitit pritet që vendi të sigurojë deri në 2 milionë vaksina në mënyrë që të mund të bëhet vaksinimi i 60% të popullsisë dhe kategorive tjera.
“Së fundmi ka arritur edhe kontingjenti tjetër i vaksinave. Deri tani kanë arritur 178 mijë vaksina dhe ne do të kemi doza të tjera ditëve në vijim. Vaksinimi po hyn në një fazë të re. Siç jeni të informuar, gjatë kësaj kohe është me rëndësi të përmendet që janë siguruar edhe 1 milion e 200 mijë e bashkë me dozat e krijuara, deri në fund të vitit do të kemi deri 2 milion vaksina. Do të ketë edhe përpjekje për sigurimin të edhe më shumë vaksinave”, kishte deklaruar Vita.
Ndryshe në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërkaq që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës/arbresh.info/
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani