Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është duke punuar në organizmin territorial të komunave. Madje kjo ministri i ka kërkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës që të delegojë anëtarët e vet në këto grupe punese.
Por Asociacioni i Komunave të Kosovës e ka kundërshtuar këtë proces, i ka thënë Ekonomia Online drejtorit ekzekutiv i këtij institucioni Sazan Ibrahimi. Sipas tij, këto mund të sjellë telashe për vendin dhe se për këtë çështje duhet të pritet deri pas krijimit të Qeverisë së re.
“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal me 2 korrik i ka shpërndarë disa vendime, ku kërkon edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që të delegojë anëtarët e vet për pjesëmarrje në disa grupe punuese dhe një ndër grupet punuese është edhe puna rreth organizimit territorial të komunave dhe krijimit të asociacioneve”.
“Ne si Asociacion nuk kemi deleguar dhe kemi kundërshtuar këtë proces sepse mendojmë mund të sjellë telashe në Republikën e Kosovës”.
Ai thotë se kjo është tendencë që të punohet në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (ASK). “Asociacioni i Komunave të Kosovës beson që këto grupe teknike do të kthehen grupe politike dhe kërkon që diskutimet për kufijtë administrativ dhe krijimin e komunave të shtyhen deri në krijimin e Qeverisë së re dhe se këto grupe punuese që po merren me krijimin e asociacioneve atëherë tendenca është të punohet në drejtim të asociacioneve të komunave serbe me shumicë”, tha Ibrahimi.
Edhe pse thotë se nga MAPL-ja u është thënë se këto janë grupe punese, ai shprehet se ato do të shëndërrohen në grupe politike për ndryshimin e kufijve administrativ të disa komunave.
“Duhet theksuar që MAPL thirret që këto grupe janë vetëm teknike dhe jo politike, mirëpo në bazë të përvojave që në Bruksel kanë filluar që të gjitha bisedimet si teknike dhe pastaj janë bartë në tavolinë politike. Ky grup punues që do të merret me krijimin e asociacioneve, atëherë tendenca është që të punohet në drejtim të asociacioneve të komunave serbe me shumicë. Kur janë çështjet e ndjeshme për Republikën e Kosovës, zakonisht minoriteti serb kërkon kushte dhe me këtë rast mund të kërkojë kushte për ndryshimin e kufijve administrativ të disa komunave”.
Komuna thotë ai se nuk kanë shprehur gadishmërinë që të bëhet mdryshimi i Ligjit mbi Kufijtë Administrativ dhe se as Asociacioni në asnjë mënyrë nuk e kanë cilësuar që krijimi i asociacioneve duhet të jetë prioritet i ndonjë mekanizmi institucional.
“MAPL këtë nuk duhet ta merr prioritet sepse nuk është kërkesë e komunave, duhet theksuar që nëse duam ta ndryshojmë ligjin mbi Kufijtë Administrativ atëherë kjo është si derivat i pakos së Ahtisarit.
Në asnjë forum Komunat nuk e kanë vlerësuar si prioritet amandementimin e ligjit për Kufijtë Administrativ të komunave, por gjithashtu në asnjë mënyrë nuk e kanë cilësuar që krijimi i asociacioneve duhet të jetë prioritet i ndonjë mekanizmi institucional”.
Ai ka treguar se janë paraqitur 15 kërkesa në nivelin qendror për krijimin e komunave të reja dhe një ndër to është edhe kërkesa e minoriteteve që jetojnë në Kosovë.
“Deri më tani janë deponuar më shumë se 15 kërkesa në nivelin qendror për krijimin e komunave të reja dhe një ndër këto është edhe kërkesa e minoriteteve që jetojnë në Kosovë. Pika rreth riorganizimit territorial të komunave dhe ndryshimit të kufijve komunal mund të sjellin pasoja jo vetëm për komunat e Kosovës, mirëpo këto do të sjellin pasoja edhe në nivelin qendror”.
Ibrahimi tha se proceset zgjedhore gjithmonë mund të zhagitin implementimin e projekteve, sidomos atyre të investimeve kapitale.
“Në çdo proces zgjedhor mund të zhagiten implimentimet e disa projekteve të cilat janë të parapara në nivelin lokal, sidomos atyre të investimeve kapitale. Por gjithashtu edhe resurset politike në nivelin lokal do të koncentrohen pak më shumë sa i përket procesit zgjedhor dhe normal që pjesa politike e komunave do të jetë e involvuar në procesin zgjedhor”.
“Stafi civil duhet të jetë i angazhuar 100% në kryerjen e punës dhe obligimeve ditore të cilat dalin nga legjislacioni në fuqi sepse stafi civil nuk duhet të merret me proceset politike dhe nuk duhet të merr pjesë në tubimet politike. Investimet vinë nga niveli qendror dhe për shkak të angazhimeve politike atëherë do te ketë zhagitje në implementimin e projekteve infrastrukturore”.
Sipas Ibrahimit ka raste kur në niveli lokal po investohet në bazë të preferencave politike.
“Në bazë të Ligjit mbi financat lokale, komunat e kanë të garantuar 10% të buxhetit total të qeverisë të Republikës së Kosovës si grant i përgjithshëm,gjithashtu është granti për arsim, shëndetësi. Mirëpo në anën tjetër janë edhe disa projekte të tjera me shuma të mëdha para të cilat vinë nga niveli qendror të dedikuara për projekte komunale dhe këtu mund të themi qe në disa raste është një hile e cila shfrytëzohet nga niveli lokal duke investuar në komuna në preferenca politike, mirëpo kjo nuk ka ndodhur vetëm në këtë qeveri kjo përsëritet në çdo Qeveri”.“…ne si Asociacion i Kosovës kemi menduar qe më së miri është të bëhet një grant i përgjithshëm për komuna, ku mjetet për investime nga kapitali qendror të jenë në një thes të përbashkët dhe atëherë komunat e Kosovës të aplikojnë me projekte dhe në baza meritore ti fitojnë ato projekte”.
“Sa i përket investimeve të tjera kapitale në disa raste ka preferenca politike dhe projektet shkojnë në baza politike mirëpo edhe etnike. Komunat kanë kërkuar që niveli qendror të mos investohet në baza. Sa i përket investimeve nga të hyrat vetanake, në shumicën e rasteve projektet të cilat janë të parapara me buxhetet komunale dhe realizohen në plotni, por gjithashtu deri më tani sipas informatave që ne posedojmë projektet kapitale të cilat përkrahen nga niveli qendror ato realizohen në përqindje të madhe”.
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre