Ministria konfirmon heqjen e homologimit të veturave të reja

15:08 | 29 Tetor 2019
Arbresh.info

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ka filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit.

Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë. Për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës. I njëjti verifikim do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave.

Ky është një hap i ndërmarrë nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, drejt lehtësimit të procedurave dhe uljes së kostos të cilën duhet të paguajnë qytetarët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme