Kryetari i komunës së Mitrovicës jugore, Agim Bahtiri, sot ka pranuar marrëveshjen e mirëkuptimit nga zv.ministri i Ministrisë së Zhvilimit Rajonal, Bashkim Nurboja, e cila ka të bëjë me financimin e projektit për ndërtimin e rrugëve në fshatin Bajgorë të Mitrovicës.
Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëfinancimi mes Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, sipas njoftimit të komunës së Mitrovicës, është përmirësimi i cilësisë për jetesë të banorëve të Bajgorës, si dhe krijimin e kushteve për zhvillim në atë pjesë.
Në fjalën e tij kryetari Bahtiri, u shpreh i lumtur që u nënshkrua kjo marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për ndërtimin e rrugëve në Bajgorë, duke thënë se ky bashkëpunim i jep një shtytje infrastrukturës së Mitrovicës dhe projekteve infrastrukturore të saj./arbresh.info
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...