Ministria e Tregtisë do të blej vula 4 mijë euro

11:04 | 2 Dhjetor 2018
arbresh.info

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka filluar përgatitjet për viti 2019.

Së fundi kjo ministri ka ndarë një buxhet për furnizim me vula, shkruan Arbresh.info.

Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për kontratën “Furnizim me  vula shtypëse për nevoja të AMK-së për vitin 2019”, ministria ka planifikuar të shpenzojë katër mijë euro.

E kjo ministri do të blej 23 copa vula, dara 2 copa bllomba 20 kg dhe 2 vula harmonizuese.

Në të njëjtin njoftim radhiten edhe kushtet për pjesëmarrësit, ndërsa njëri nga kushte për të dalë fitues është ofrimi i çmimit më të ulët.

Afati i fundit për aplikim për të gjithë kompanitë e interesuara është 16 dhjetori ndërsa po atë ditë bëhet edhe hapja e tenderëve/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme