Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.
Deri tani vaksinimi me dozën e tretë ka qenë i lejuar për personat e moshës mbi 18+, derisa grupmosha 12-17 vjeç ka mundur të vaksinohet vetëm me dozën e parë dhe të dytë.
Vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa asnjë rezervë, sepse ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve të reja me COVID-19, ndërsa vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19. /arbresh.info/
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet