Rezultatet e fazës së dytë të vaksinave kundër COVID-19, të publikuara në fillim të kësaj jave të nëntorit janë shumë inkurajuese dhe premtuese.
E gjithë bota, po kalon në fazën e dytë të kësaj pandemie, por situata në Kosovë nuk është më mirë.
“Vaksina anti-Covid së pari do tu jepet grupeve në rrezik si të sëmurët kronik, punonjësit shëndetësorë, të moshuarve dhe grupeve të tjera më të ekspozuara”, thonë për arbresh.info në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ende asnjë vaksine anti-Covid nuk është në përdorim, megjithëse disa kompani kanë testuar vaksinën dhe janë afër që ta zhvillojnë.
Shteti i Kosovës do të përfitojë gjithsej 360,000 vaksina falas nga Aleanca Botërore e Vaksinimit, e njohur si COVAX, shkruan arbresh.info.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pjesën tjetër të vaksinave, Kosova do ta blejë me mjete të veta financiare, kur ato të jenë në treg dhe të lejuara për përdorim tek njerëzit.
“Kosova, prej disa muajsh, ka qenë në bisedime me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe partnerët ndërkombëtarë. Aleanca Botërore e Vaksinimit e ka futur Kosovën në mesin e shteteve përfituese falas të 20% të sasisë së vaksinave, apo 360,000 doza të vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri”, kanë deklaruar në Ministrinë e Shëndetësisë./E.Ballazhi/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?