Ministria e Shëndetësisë tregon sa teste kanë në dispozicion

18:02 | 17 Prill 2020
Arditë Shkodra

Ministri në detyrë, Arben Vitia më 28 mars kishte deklaruar se në IKSHPK kishin arritur 7 mijë teste të reja për Covid-19 dhe kanë iniciuar kërkesën për furnizim edhe me 10.000 mijë teste të tjera.

Ndërkaq, në raportimin e IKSHPK’së ditën e djeshme është thënë se nga data 8 shkurt deri më 16 prill 2020 në laboratorin e këtij instituti janë testuar 3915 mostra të dyshimta për koronavirus dhe në dispozicion kanë edhe 600 teste.

E kjo do të thotë se do të duhej të ishin ne dispozicion edhe 3058 teste dhe jo vetëm 600 të tilla, raporton arbresh.info

Kurse sot zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se janë edhe 1000 teste të paprekura në stokun e MSh-së.

Ai gjithashtu ka treguar se 1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia dhe se sot do të shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Testet

Para disa ditësh në IKSHPK janë liferuar 2100 teste.
Sonte arrijnë edhe 2000 të tjera.
1000 teste nga Republika e Turqisë janë ende të paprekura në stokun e MSh-së.
1000 teste të tjera janë marrë donacion nga Serbia.
Sot shpallet fituesi edhe për 10 000-13 000 të tjera.

Pa panikë, RRI’NSHPI!

Të ngjashme