Funksionalizimi i sigurimit shëndetësor vazhdon të mbetet një premtim i parealizueshëm nga të gjitha qeveritë.
Por, një dekadë pas hyrjes në fuqi të ligjit për sigurimin shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që deri në fund të shkurtit ta procedojë në Qeveri një projektligji të ri.
Nga kjo ministri thonë se do të aprovohet edhe strategjia dhe plani i veprimit për sistemin informative shëndetësor, i cili është parakusht për funksionalizimin e sigurimeve.
“Si hap i parë është ndërmarrë buxhetimi i SISh-it, ku për vitin 2024 veçse është buxhetuar dhe si një parakusht për të vazhduar në funksionalizimin e plotë edhe të sigurimeve shëndetësore. Në mënyrë paralele është punuar edhe në Projektligjin për Sigurime Shëndetësore, Projektligji ky i cili do të procedohet në Qeveri, jo me larg se dy muajt e parë të vitit 2024”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për RTK-në.
Skeptikë për funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore janë deputetët nga opozita.
“Sigurisht që qytetarët tone me të drejtë e humbin shpresën te shteti i Kosovës për shkak të keqqeverisjes së Qeverisë Kurti”, ka deklaruar Mërgim Lushtaku, deputet i PDK-së.
Ndërkaq Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka thënë se këto çështje janë bartur “nga paaftësia që të adresohen”.
Funksionalizimin sa më të shpejtë të sigurimeve shëndetësore e kanë kërkuar përfaqësues të zyrtarëve publikë, të cilët thonë se janë të rrezikuar gjatë punës që bëjnë.
“Kemi vlerësuar se jemi institucioni që gjatë kryerjes së detyrave zyrtare rrezikojmë jetën dhe shëndetin më shumë në krahasim me institucionet tjera. Është shumë logjike të thirremi në ligjin për sigurime shëndetësore në nivel vendi”, ka deklaruar Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë.
Ndërkaq Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka thënë nuk shohin perspektivë në vend si në rrafshin personal edhe atë familjar.
Mungesën e sigurimeve shëndetësore e kanë vuajtur më së shumti qytetarët, të cilët është dashur të paguajnë nga xhepi i tyre shërbimet shëndetësore të cilat nuk i kanë gjetur në institucionet publike.
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit