Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka pezulluar nga puna një inspektor shëndetësor, pasi që dyshohet se i njëjti ka keqpërdorur detyrën zyrtare.
“Vendimin për pezullimin parandalues, MSh e ka marrë duke ju referuar inicimit të procedurës hetimore në organet e rendit lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, bazuar në kërkesën e udhëheqësit të drejtpërdrejt për marrjen e masës parandaluese duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, MSH’ja thotë se nuk do të ketë kompromis në luftën kundër korrupsionit me qëllimin për ta goditur ҫdo dyshim për krim të organizuar dhe korrupsion./arbresh.info/
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...