Në kuadër të projektit të mbështetur nga USAID/KMI për rritjen e performancës në menaxhimin e financave publike, auditimit të brendshëm, prokurimit dhe integritetit institucional, Ministria e Shëndetësisë është monitoruar nga ekipi i ekspertëve të USAID/KMI gjatë vitit 2022 dhe 2023, ku janë prezantuar edhe rezultatet e performancës për vitin e kaluar.
“Bazuar në prezantimin e rezultateve nga USAID/KMI, rezulton se Ministria e Shëndetësisë ka shënuar një progres të shkëlqyeshëm prej 81%, që paraqet nivelin më të lartë të performancës për Menaxhimin e Financave dhe Integritetin Institucional dhe se Ministria e Shëndetësisë është institucioni me performancën më të lartë nga të gjitha institucionet e monitoruara nga ky projekt. Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, vlerësoi punën dhe angazhimin e stafit të administratës në adresimin e çështjeve të paraqitura nga viti i kaluar, si dhe mbështetjen dhe gatishmërinë institucionale të projektit të USAID/KMI”, thuhet në njoftim.
Tutje ai theksoi përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të punuar në bazë të parimeve të llogaridhënies dhe transparencës, duke i shërbyer qytetarëve dhe sidomos, pacientëve dhe njerëzve në nevojë.
Ndërsa, Drejtoresha e Projektit të USAID/KMI, Maia Gondolaze, shprehu kënaqësinë për të arriturat e ministrisë, duke shprehur besimin e saj se Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të shënoj progres në fushën e menaxhimit të financave publike dhe në fushat e tjera edhe në vitet e ardhshme./Arbresh.info/
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...