Ministria e Shëndetësisë rrezikon të humbë miliona euro të investuara për Sistemin Informativ të Shëndetësisë, pasi që ky Sistem tashmë disa vite nuk është futur në funksion.
Për më shumë, humbjet veçse kanë filluar me daljen jashtë përdorimit të aparaturave të blera vite më parë për SISH-in, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Derisa zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) nuk kanë pranuar të flasin në lidhje me këtë çështje, ish-ministri Rrahmani ka treguar se me moszhvillimin e këtij sistemi rrezikohen 7 milionë euro investime nga Qeveria e Luksemburgut.
Sipas tij, e gjithë kjo shtyrje është bërë në mënyrë që personat e afërt të pushtetit të përfitojnë. Zyra e Auditorit muaj më parë kishte konstatuar se mijëra euro të ndara për këtë sistem kishin shkuar diku tjetër.
Gjatë auditimit ishin konstatuar mangësi në kontrollin financiar dhe në menaxhimin e kontratave nga Ministria e Shëndetësisë gjatë realizimit të tyre. Me mangësitë në këtë sistem janë pajtuar edhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, të cilët kanë konsideruar se edhe pse SISH-it i janë ndarë miliona euro nuk është punuar asgjë në drejtim të funksionimit të tij./Zëri
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...