Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka asnjë rast me coronavirus në Kosovë

15:53 | 13 Mars 2020
A. B.

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar qytetarët se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me coronavirus (COVID-19).

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth coronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës.

“Ju njoftojmë, se deri më tani, në Kosovë, nuk ka asnjë rast të konfirmuar të coronavirusit Covid-19 në Kosovë. Të gjitha rastet e dyshimta gjatë ditës së sotme, janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Humane në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe janë duke u proceduar sikurse edhe rastet e ditëve të kaluara. Me të përfunduar të testimit, publiku do të njoftohet zyrtarisht për rezultatet”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë disa masa parandaluese ndaj coronavirusit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme