Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar për furnizimet që gjatë muajit mars i ka bërë për Komunën e Malishevës.
“Me qëllim të informimit të drejtë të publikut e qytetarëve dhe kursimit të tyre nga informatat e pavërteta, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të informoj publikun për furnizimet që gjatë muajit mars i ka bërë për Komunën e Malishevës, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë dhe njësitë e saj”, thuhet në njoftim.
Me datën 11 mars 2020, ende pa pasur asnjë rast të vërtetuar me Covid-19 në Malishevë, MSh e ka furnizuar QKMF-në e kësaj komune me:
90 Maska Respirator FFP2
80 Veshje për personelin shëndetësor
1800 dorëza
40 dezinfektues
4 termometra infra red
Me datë 15 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:
500 maska mbrojtëse dhe
4800 dorëza sterile dhe jo sterile
Me datë 20 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:
-100 Respirator Maska FFP2
-40 veshje (L)
-40 veshje (M)
-30 veshje (L)
-40 mburojë për fytyrë
-10 syze mbrojtëse
-4000 dorëza (L)
-4000 dorëza (M)
-50 litra alkool etilik
-4 dezinfektues 500 ml
-Me datë 27 mars 2020, QKMF në Malishevë është furnizuar me:
-120 Respirator Maska FFP2
-100 maska kirurgjike
-50 rroba mbrojtëse
-10 sete sterile (kombilizone)
-1 Dezinfetktues 5 litërsh
-10 qese 15×80
-10 qese 600 x780
-100 përparëse për një përdorim
-10 këmisha për pacientë
-96 letra (rollne) higjienike
-48 litra alkool etilik
-1000 dorëza (M)
-1000 dorëza (L)
-100 kalaqe
Krahas furnizimeve të dedikuara për mbrojtje nga Covid-19, QKMF e Malishevës ka marrë edhe furnizimin tjetër të rregullt me barna të Listës Esenciale.
MSh është e vetëdijshme që interesimi i secilës komunë është që gjatë kësaj kohe të ketë furnizime sa më të mira, por në përgjegjësinë e MSh-së është që të kujdeset për të gjitha komunat, duke siguruar personelin shëndetësor në radhë të parë.
Gjithashtu, informojmë opinionin se mjetet e dërguara në Komuna janë për mbrojtje të personelit, sidomos gjatë kontakteve të para me pacientët me Covid-19, derisa trajtimin e tyre e bën Klinika Infektive për rastet që kanë nevojë për terapi dhe tretman spitalor.
Me procedurat e filluara për furnzime të reja, MSh ditëve në vijim do të ngris edhe më tej nivelin e furnizimeve në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Komunën e Malishevës.
Në Tiranë ‘shpërthen’ gripi i shpendëve
Kurti: Vepra e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu është ...
Befasohet Manchester City, pëson disfatë në udhëtim ndaj Bou...
Arrestohet në Liban një zyrtar i lartë i Hezbollahut
Reperi Stresi lirohet nga paraburgimi pas pagesës së dorëzan...
Rikthehet procedura e lehtësuar në Morinë për fundjavat dhe ...