Ministria e Shëndetësisë ka porositur 50 respiratorë të rinj

15:40 | 21 Mars 2020
Arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë në kuadër të ballafaqimit me koronavirusin e ri COVID-19 ka porositur 50 respiratorë të rinj.

Këtë e bëri të ditur ministri i këtij dikasteri Arben Vitia, raporton portali arbresh.info.

Kosova ka në posedim 142 respiratorë, 95 në sektorin publik kurse 47 prej tyre janë në sektorin privat.

Në Kosovë momentalisht të infektuar me koronavirus janë 24 persona, 17 prej të cilëve në gjendje stabile./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme