Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë dekretit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi për nominimin e Avdullah Hotit për kryeministër nga koalicioni LDK, AAK-Nisma, ka nisur qarkullimi i emrave të ministrave potencial.
Ndonëse u raportua në media se Ministria e Shëndetësisë do t’i takoj partisë së Fatmir Limajt, kjo del të jetë e pavërtetë.
Ministria e Shëndetësisë sipas burimeve të arbresh.info i takon LDK-së.
Po ashtu burime brenda LDK, për arbresh.info kanë bërë të ditur se kjo ministri i takon kësaj partie dhe se tashmë është diskutuar edhe emri i ministrit.
Drejtori i Kirurgjisë Torakale në QKUK, Saudin Maliqit, është emri kandidatit që është propozuar të jetë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë nga koalicioni LDK,AAK dhe Nisma./arbresh.info
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit