Ministria e Shëndetësisë i reagon Glauk Konjufcës

16:22 | 25 Gusht 2020
L G

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar ndaj deklaratës së ndaj anëtarit të të Vetëvendosjes dhe ish-ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufa, i cili sot në një konferencë për medie tha se kjo ministri po licencon për kryerje të testimeve  për Covid-19 laboratorë privat të cilët nuk janë as të regjistruara si biznese.

MSH në reagim, thotë se certifikata e biznesit nuk është kriter i aplikimit për lëshimin e lejes për kryerjen e testeve Covid-19 , duke qenë se institucionet kanë pasur licenca valide si veprimtari dhe ato e kanë pasur për obligim që certifikatën e biznesit ta dëshmojnë në momentin e aplikimit për licencimit të institucionit si tërësi./arbresh.info/

Reagim nga Ministria e Shëndetësisë

Ndërlidhur me deklarimin e deputetit Glauk Konjufca, sot  në një konferencë për media, se kinse Ministria e Shëndetësisë ka licencuar për kryerje të testimeve  për Covid-19 laboratorë privat të cilët nuk janë as të regjistruara si biznese, Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore Private i Ministrisë së Shëndetësisë sqaron se ky bord ka bërë licencimin e vetëm atyre laboratorëve të cilët i kanë plotësuar kriteret.

Sa i përket certifikatës së biznesit, ajo nuk është kriter i aplikimit për lëshimin e lejes për kryerjen e testeve covid-19 , duke qenë se institucionet kanë pasur licenca valide si veprimtari dhe ato e kanë pasur për obligim që certifikatën e biznesit ta dëshmojnë në momentin e aplikimit për licencimit të institucionit si tërësi.

Për informim të drejtë, shërbimi i testimit është një shërbim shtesë në kuadër të institucioneve të licencuara edhe më parë për ushtrim të veprimtarive të ndryshme mjekësore.

Përndryshe, pa certifikatë të biznesit, ato nuk mund të licencohen për ushtrimin e asnjë veprimtarie shëndetësore.

LEXO EDHE

Konjufca akuzon Zemajn: Ka laboratorë të licencuara që as në ARBK nuk janë të regjistruar

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme