Të gjithë shërbimet shëndetësore që janë kryer para se të shpallet pandemia e COVID-19 do të kthehen nga 1 qershori përsëri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kështu thotë për arbresh.info, Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.
“Tashmë plani është hartuar për rikthimin shërbimeve të plota shëndetësore, dhe rikthimi gradual fillon nga 1 qershori”, ka thënë Hoti.
Mirëpo edhe pse është konfirmuar për arbresh.info i njëjti nuk i është dërguar në QKUK.
Drejtoresha e Klinikës Infektive në Kosovë, Lindita Ajazaj Berisha, për arbresh.info, tha se kanë filluar përgatitjet, por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë vendim.
“Pritet me u hap se shpejti, por ne po presim vendimet me na ardhë, sepse deri në këtë moment nuk kemi ndonjë vendim, dhe ne kemi filluar me përgatitjet por vendimi vjen prej Qeverisë”, ka thënë ajo.
Shërbimet jo emergjente në QKUK u ndërprenë për shkak të pandemisë Covid-19./arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...