Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka hapur konkurs për Kryeinspektor Shëndetësorë.
Të drejtë për aplikim në këtë procedure kanë vetëm nëpunësit civil ekzistues të një kategorie më të ulët të punësuar në të njëjtin apo në një tjetër institucion të shërbimit civil.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës
• Të udhëheq Inspektoratin Shëndetësor dhe të planifikoj, monitoroj dhe raportoj për aktivitetet e Inspektoratit Shëndetësor të përcaktuara me Ligjin për Inspektoratin Shëndetësor
• Mbikëqyrja, udhëheqja, koordinimi dhe zbatimi i veprimtarive të Inspektoratit Shëndetësor të Kosovës;
• Menaxhimi i stafit varës të Inspektoratit shëndetësor;
• Zbatimi i politikës së Ministrit të Shëndetësisë në lidhje me Inspektoratin Shëndetësor dhe koordinimi i punës me Kabinetin e Ministrit;
• Koordinimi i punës me Zyrën e Sekretarit të përgjithshëm dhe njësitë relevante të MSH-së;
• Sigurimi i zbatimit unik të ligjeve dhe rregulloreve tjera për shëndetësi nga ana e institucioneve shëndetësore;
• Pjesëmarrja në përgatitjen e akteve ligjore që rregullojnë fushëveprimin e Inspektoratit Shëndetësor;
• Përgatitja e planit vjetor të punës së Inspektoratit Shëndetësor;
• Përgatitja e buxhetit për funksionimin e Inspektoratit Shëndetësor dhe pjesëmarrja në përgatitjen e buxhetit të përgjithshëm të Ministrisë;
• Inicimi dhe organizimi i këshillimeve profesionale lidhur me zbatimin unik të ligjeve dhe akteve ligjore relevante
• Sigurimi i bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të ndërsjellë të Inspektoratit Shëndetësor dhe personave tjerë juridik për çështjet me interes të përbashkët;
• Përcjellja dhe koordinimi i punëve të Inspektoratit,
• Përkujdesja për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të Inspektorëve Shëndetësor përmes ZHVP-së dhe përmirësimin e cilësisë së punës së tyre;
• Këshillimi me specialistët e fushave të ndryshme sipas nevojës me qëllim të monitorimit më efikas dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore;
• Informimi i rregullt me të dhënat më të reja ndërkombëtare dhe në veçanti të BE-së në lidhje me Inspektoratin
shëndetësor, dhe legjislacionin për kujdesin shëndetësor dhe sigurinë;
• Kryerja e detyrave plotësuese që kërkohen nga MSH, lidhur me veprimtarinë e inspektoratit shëndetësor;
• Përpilimi i raporteve periodike, javore, tre mujore dhe vjetore për Ministrin e Shëndetësisë;
• Menaxhimi i Inspektoratit Shëndetësor; Koordinimi i aktiviteteve të inspektoratit shëndetësor me kabinetin e Ministrit dhe përgjegjësve tjerë në MSH dhe institucione shëndetësore. /arbresh.info/
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QK...
Enis Bardhi po i bashkohet gjigantit kroat
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë n...
Arrestohet në Iran gazetarja italiane, shkoi për të raportua...
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit
Këto janë vendimet që mori sot qeveria