Google ADS

Ministria e Shëndetësisë furnizohet me respiratorë

09:15 | 18 Prill 2020
L G

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës është furnizuar me respiratorë për mbrojtje nga Corona-Virusi.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit  Rregullativ të Prokurimit Publik, shkruan arbresh.info.

Aty thuhet se respiratorët kanë kushtuar 749 mijë euro, ndërsa kompania fituese është “Interlab   SH.P.K.”, nga Prishtina.

Në të njëjtin njoftim thuhet se furnizimi i kontratës me titull ‘Ri-tender “Furnizim Emergjent me aparatura medicionale -Ventilator (respiratore) për mbrojtje nga Corona-Virusi’, do të bëhet për depon Qendrore të Barnave të MSh-së.

Kohëzgjatja e kontratës është 5 muaj ndërsa nuk ka mundësi të nënkontraktohet.

Vlera e parashikuar e kontratës është 1.450.000 euro.

arbresh.info ka dërguar pyetje në Ministrinë e Shëndetësisë për të parë se për sa respiratorë saktësisht bëhet fjalë dhe kur do ët mund të hynë në shfrytëzim por që nuk ka marrë përgjigje.

Rreth tri javë më parë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte njoftuar se kanë porositur blerjen e 50 respiratorëve shtesë si dhe do të porosisin edhe një kontingjent tjetër.

Vitia kishte thënë se një pjesë e tyre do të vinë në muajin prill ndërsa një tjetër në maj.

“Në Kosovë janë 142 respiratorë, 95 në sektorin publik dhe 47 në atë privat dhe me qëllim që ti forcojmë kapacitete, kemi porositur blerjen edhe të 50 respiratorëve të ri dhe po presim që ti porosisim edhe një  kontigjent tjetër, nga këta 50 një pjesë do të vijë në prill kurse tjetër në muajin maj”, kishe thënë ai.

Në Kosovë pas rasteve të para të konfirmuara me virusin Covid 19 ishte bërë e ditur për numrin e vogël të respiratorëve.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ishin vetëm 56 të tillë. Ndërsa në spitalet e përgjithshme në Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Vushtrri, Gjakovë, Prizren dhe Ferizaj, janë gjithsej 22 respiratorë.

Por edhe sektori privat në Kosovë ka shprehur gatishmërinë të ndihmoj sektorin publik me respiratorë.

Koronavirusi  shkakton koll, temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje andaj respiratorët janë të domosdoshëm sepse përdoren për filtrimin e ajrit nga ndotësit. /Agnesa Çitaku/arbresh.info/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme