Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizim kundër COVID-19, për vaksinimin edhe të qytetarëve jo-kosovarë me vaksinën kundër COVID-19 në Kosovë.
Vaksinimi edhe i qytetarëve jo-kosovarë thuhet se po bëhet me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, në ketë periudhë të fund-vitit kur ka edhe fluks më të madh të ardhjeve të qytetarëve nga vende të ndryshme në Kosovë dhe kur institucionet kosovare kanë mundësi që të ofrojnë vaksina për të gjithë qytetarët në Kosovë, të moshës mbi 12 vjeç, pa marrë parasysh se a janë shtetas të Republikës së Kosovës apo jo.
“Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve që të kompletojnë procesin e vaksinimit kundër COVID-19, duke i marrë të dy dozat, ndërsa ata që nuk janë vaksinuar ende, ftohen që ta bëjnë këtë sa më parë, në cilëndo qendër vaksinimi në Kosovë apo tek cilido ekip mobil i vendosur në terren, pa caktuar termin paraprakisht dhe pa marrë parasysh se në cilën komunë jetojnë”, njoftojnë nga MSH. /arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...