Ministria e Shëndetësisë apelon të vaksinohen gratë shtatzëna kundër COVID-19

10:21 | 28 Dhjetor 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje grave shtatzëna që të vaksinohen kundër COVID-19.

Nga kjo ministri kanë thënë se gratë shtatzëna kanë mundësi të përjetojnë simptoma më të rënda të infeksionit nga COVID-19.

Ndërsa, sipas kësaj ministrie, vaksinat krijojnë imunitet si te gratë shtatzëna ashtu edhe tek nënat gji-dhënëse.

“Studimet kanë dëshmuar se nënat e vaksinuara kanë antitrupa në qumështin e gjirit, përmes të cilit i sigurojnë mbrojtje edhe foshnjës. Për shkak të rritjes së numrit të varianteve të virusit (SARS COV-2) dhe rëndësisë së mbrojtjes së grave shtatzëna dhe nënave gji-dhënëse, vaksinimi i tyre ka rëndësi në parandalimin e infektimit, sëmundjes së rëndë, shtrimit në spital dhe lindjes së parakohshme”, është thënë nga MSH. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme