Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, sot ka organizuar sot një konferencë për medie, me rastin e organizimit “Thirrja e Tretë për Projekte të Fondit të Ballkanit Perëndimor”.
Këtë konferencë e hapi, Rejhan Vuniqi, zëvendësministre e Punëve të Jashtme nga partia e Behgjet Pacolli, tha se numri i kërkesave për mbështetje është shumë i madh dhe u janë dhënë shumë mundësi të gjithë aplikantëve nga rajoni, raporton arbresh.info
“Është një numër shumë i madh i kërkesave për mbështetjen e projektit çdo vite, dhe ne kemi bërë më të mirën për ta dhe pa përjashtime dhe kemi ofruar shumë mundësi për të gjithë aplikantët nga rajoni. Në vitin e kaluar për të ofruar më shumë mundësi dhe mbështetje për ta kemi punuar së bashku në mënyrë që të rritet efikasiteti , dhe të bëhet më e mira për projektet. Sot mund të them që kemi arritur në konkluzione me partnerët e tjerë dhe në mbledhjen e Ministrave ne kemi pasur një pritje të shkëlqyer”, tha Vuniqi
Ndërsa, drejtor i WBF-së, Gjergj Mura, tha se ky projekt është për të gjithë dhe se duhet të punojnë të bashku në mënyrë që të arrihen sukseset.
“Sot gjithçka është për ju dhe që të keni një projekt të suksesshëm ju duhet të punoni së bashku dhe mos të ndaleni”, tha ai.
Ndryshe, Fondi për Ballkanin Perëndimor (WBF) është krijuar me qëllim të promovimit të zhvillimit të bashkëpunimit më të ngushtë dhe fuqizimit të lidhjeve në mes të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe prezantimin e përbashkët të WBF-së tek vendet e treta. /arbresh.info/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...