Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë nesër hapjen e Konferencës KosovaPAR2024

16:21 | 24 Shtator 2024
E.G

Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë nesër hapjen e Konferencës KosovaPAR2024.

Në këtë konferencë do të diskutohet mbi reformat në administratë publike, konferencë e cila do të përbëhet nga 20 panele, 4 sesione kryesore dhe 3 workshop-e, me gjithsejt 96 panelistë nga 26 vende të botës, shkruan Arbresh.info.

Në komunikatën për media, në konferencë do të ketë një videoadresim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës,  Albin Kurti, si dhe do të flasin Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Me fjalime tematike, të pranishmëve do ju drejtohen Prof. dr. Andrew Massey nga King’s College London dhe Prof. dr. Edoardo Ongaro nga The Open University, që të dy nga Mbretëria e Bashkuar.

Sipas njoftimit, konferenca do të mbahet më 25 dhe 26 shtator 2024, në sallën e amfiteatrit të Fakultetit Juridik, dhe do të fillojë në ora 08:30./Arbresh.info/

Të ngjashme