Tash e 20 vite ballafaqohet me djalin e saj të verbër.
E, si mos t’i mjaftonte kjo, H.R, që nga 20 shtatori ka mbetur pa pensionin e djalit të saj që i siguronte barnat dhe kontrollet e tij, raporton arbresh.info.
Ajo thotë se tani me pensionin e saj po mundohet të siguroj barnat dhe kontrollet për të.
“Unë e kam djalin e verbër që 20 vjet edhe prej shtatorit nuk kam marrë pagesë për të. Ilaçet edhe kontrollet duhet të bëhen çdo muaj. Nuk e di ardhjen pse na kanë ndaluar veç kur kam shkuar në bankë më kanë thënë që ju ka ndalu pagesa edhe nuk na kanë dhanë kurrfarë arsyeje. Unë me pensionin tem duhet me ja ble ilaçet djalit. Në ministri s’po kam mundësi të shkojë me këqyr pse e kanë ndaluar”, tregon ajo.
Shuma e pagesës që marrin personat e verbër është 125 € në muaj si dhe 125 € për shoqëruesit e personave të verbër.
Nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, për arbresh.info thonë se janë 150 persona të verbër që nuk i kanë marr pensionet.
“Personat e verbër marrin kompensim për efekt verbërie, shkalla e I-rë 250 me përcjellës, ndërsa shkalla e II-të 125 euro. I kanë marr pensionet përveç atyre qe ju ka skaduar afati disa jo, por jemi duke kontaktuar që komisioni nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me filluar sa ma shpejt punën, që personat e verbër mos me mbet pa pensione. Për momentin rreth 150 persona të verbër ju ka skaduar vendimi dhe janë jashtë skemës së verbërisë”, kanë thënë nga kjo Shoqatë.
Lidhur me ketë çështje arbresh.info ka kontaktuar edhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila i siguron pensionet për këta persona.
Izet Shala, nga Departamenti i pensioneve nga kjo ministri, thotë se kanë pasur probleme rreth formimit të komisionit.
Sipas tij, në muajin shkurt të gjithë ata që vlerësohen nga komisioni mjekësorë, do ta marrinë pensionin.
“Disa ju ka skaduar afati atyre qe kanë pasur vendimin e më hershem, kemi pasur probleme rreth formimit të komisionit, por tani komisioni është formuar dhe besoj që shumë shpejt kemi me i mbajt seancat mjekësore dhe të gjithë ata që i meritojnë dhe komisioni i konstaton që ju takon kemi me i kthye me pagesë. E kemi marr edhe komisionin mjekësor edhe prej QKUK-së, vendimin e ka nxjerr sekretari dhe tani vetëm kemi me filluar me implementu dhe me u thirr seanca. Fundi i vitit na ka pengu besoj se deri në fund të muajit ka me filluar mbajtja e seancave. Në muajin shkurt krejt ata që komisioni mjekësor vlerëson që janë në rregull kanë me hi në pagesë”, tha ai për arbresh.info.
Ndryshe, Komisioni Mediko-social është komisioni i përbërë prej ekspertëve mjekësor dhe social, i formuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i cili bën përcaktimin e shkallës së verbërisë, duke përfshirë kohëzgjatjen e saj, për secilin person që paraqet kërkesë për të gëzuar kompensim për shkak të verbërisë, përfitimet dhe të drejtat. Këto pagesa bëhen çdo muaj nga Departamenti i Administratës Pensionale.
Përfitimin material për shkak të verbërisë e marrin personat, pavarësisht nga mosha dhe në të njëjtën masë përfitojnë edhe shoqëruesit e të verbërve të grupit të parë, nevoja për të cilët përcaktohet nga Komisioni Mediko-Social./A.Zeka./arbresh.info/
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje