Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka reaguar përmes një komunikate për media për vdekjen e punëtorit të Bechtel-Enchas.
“MPMS me shqetësim të thellë ka pranuar lajmin se sot ne vendpunishten e Bechtel-Enkas ka humbur jetën një punëtor i kësaj Kompanie”, thuhet në komunikatë.
Me të marrë lajmin, Ministri i MPMS-së, Skender Reçica i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës që ka ndërruar jetë në vendin e punës.
“MPMS menjëherë në vend të ngjarjes ka dërguar inspektorë të inspektoratit të punës për të mbledhur të dhënat e nevojshme dhe për të rikonstruar vendin e ngjarjes dhe shkaqet që shkaktuan rastin në fjalë, me pasoja tragjike. Ditët në vijim inspektorati i punës do të dalë me komunikatë pas mbledhjes së të gjitha fakteve”, thuhet më tutje në komunikatë.
Sipas të dhënave punëtori ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një kamion në pikën e fshatit Kovaçec në Kaçanik, ku po ndërtohet autostrada “Arbën Xhaferi”.
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...