Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale njofton të gjithë pensionistët se nga 1 tetori obligohen të paraqiten në zyrat e pensioneve në këtë ministri në komunat ku jetojnë.
“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), përmes këtij njoftimi njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë Covid-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga data 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS në komunat ku ata jetojnë”, thuhet në njoftim.
Sipas MPMS-së, nëse pensionistët nuk paraqiten sipas ligjeve në fuqi, suspendohen nga pagesa.
“Në të kundërtën do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që kanë pasur të lajmërohen gjatë periudhës së lartcekur e nuk lajmërohen deri në fund të muajit tetor 2020 do të suspendohen nga pagesa”, njofton MPMS./arbresh.info/
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...