Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka vizituar komunën e Lipjanit, me ç ‘rast është takuar me kryetarin Imri Ahmeti dhe nënkryetarin Fauz Xhemajli.
Gjatë këtij takimi, ministri Matoshi dhe kryetari i komunës së Lipjanit, Ahmeti kanë diskutuar për katër projektet e financuara nga MMPH-ja që kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes së mjedisit në këtë komunë.
Pas takimit, ministri Matoshi, kryetari Imeri dhe nënkryetari Xhemajli kanë përuruar fillimin e punimeve të projektit ” Rregullimi i shtratit të Lumit Sitnica në Lipjan”, segmenti nga ura në Fshatin Rufc i vjetër deri në Fshatin Rubofc, projekt ky i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej rreth 1 milion euro.
“ Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mesin e 70 projekteve të infrastrukturës në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë, të buxhetuara dhe të planifikuara për vitin 2019, ka edhe projektin e shtratit të Lumit Sitnica”, tha ministri Matoshi
I pari i MMPH-së, tha se ka ardhur momenti që të kujdesemi për mjedisin dhe natyrën që të kemi një jetë më të shëndetshme.
“ Me kryetarin Ahmeti, kemi rënë dakord që pas një muaji të jemi në fshatin Vrellë për përurimin e ujësjellësit që e kemi përfunduar dhe po ashtu u dakorduam edhe për tri projekte të tjera kapitale të rëndësishme për komunën e Lipjanit që kanë të bëjnë me pastrimin e shtretërve”, deklaroi Matoshi.
Ministri Matoshi tha se MMPH-ja është duke punuar ngushtë me Qeverinë Gjermane dhe atë të Zvicrës për rregullimin e kolektorëve të cilët do të lidhin qytetin e Prishtinës.
Gjatë këtij takimi ministri Matoshi ka folur edhe për investime në Shpellën e Gadimes e cila është një monument natyror që tërheq shumë turistë nga vendi dhe bota.
Ndërsa kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti gjatë këtij takimi, falënderoi ministri Matoshi duke thënë se projekti për rregullimin e shtratit të Lumit Sitnica ka rëndësi për qytetarët e Lipjanit.
“Është jashtëzakonisht e nevojshëm ndërtimi i kolektorit për trajtimin e ujërave të zezave që kap vlerën rreth 1 milion euro dhe që është financim tërësisht i MMPH-së. Është ndër investimeve më të mira që e mirëpret Lipjani për shkak se deri tash Sitnica ka qenë ujëmbledhës i ujërave të zeza. Falënderoj ministrin edhe për projektet që priten të implementohen”, thotë Ahmeti.
Këtë vit në Lipjan, sipas buxhetit të miratuar do të fillojmë se realizuari edhe këto projekte: “Pastrimi i shtratit të lumit Sllovi- Lipjan” në vlerë prej 200 mijë euro, “Ndërtimi i shtratit të lumit Janjevë” në vlerë prej 400 mijë euro dhe “Ndërtimi i shtratit të lumit Magure” në vlerë prej 300 mijë euro.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2051532351627692/
Brazil/ Shembet ura, lumi kontaminohet me pesticide dhe acid...
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024