Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka hapur thirrjen për aplikim në mbështetje të projekteve infrastrukturore të komunave.
Sipas njoftimit, kjo mbështetje arrin në vlerën prej 17 milionë eurosh, shkruan Arbresh.info.
‘’Sot po hapim thirrjen për aplikim për bashkëfinancimin e projekteve nëpër komuna. Për këtë si Qeveri e Kosovës kemi ndarë hiç më pak se 17 milionë euro. E gjithë kjo vlerë në mbështetje të projekteve nëpër komuna gjithandej vendit tonë’’, ka njoftuar zv.ministri Hysen Durmishi.
Në njoftim thuhet se këto aplikime duhet të bashkangjiten projekti me paramasë e parallogari dhe informacioni nëse komunat vet mund të participojnë në financimin e atyre projekteve.
Ndërkaq, afati për aplikim nga komunat është deri në fund të muajit shkurt 2024./Arbresh.info/
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media