Ministria e Mbrojtjes këtë vit do të organizojë konferencën më të madhe për komunikimet strategjike të NATO-s, tha ministrja Radmilla Sheqerinska.
Në konferencën që do të mbahet në vjeshtë, në Shkup do të mbërrijnë rreth 500 ekspertë të komunikimit strategjik të NATO-s nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës dhe rreth 40 vendeve partnere.
Konferenca është një forum vjetor që diskuton funksionet dhe planet e komunikimit të Aleancës dhe shkëmben përvojat dhe mësimet e nxjerra mbi sfidat aktuale dhe të ardhshme në fushën e komunikimeve strategjike.
Për Ministrinë e Mbrojtjes të RMV-së, kjo ngjarje madhore është një mundësi shtesë për të rritur reputacionin e Qendrës Rajonale për Marrëdhëniet me Publikun dhe për të trajtuar dezinformimin në NATO dhe përfshirjen e saj në sistemin e trajnimit të NATO-s në fushën e komunikimeve strategjike.
Ministria e Mbrojtjes mori besimin e aleatëve për organizimin e kësaj konference në Shkup në vitin 2020, por zbatimi i saj u vonua për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19. Në vitin 2020 dhe 2021, konferenca u mbajt përmes videokonferencës./telegrafi
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...