Në Ministrinë e Mbrojtjes njoftojnë se prej sot pranë këtij institucioni do të angazhohet këshilltari amerikan për siguri kibernetike, Frank Ranero.
Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në periudhën në vijim ai intensivisht do të punojë personelin kibernetikë në realizimin e agjendës së Ministrisë për ndërtimin dhe përforcimin e kapaciteteve kibernetike në nivel kombëtar.
Në kuadër të aktiviteteve parandaluese planifikohet zhvillimi i autoriteteve të reja për siguri kibernetike si dhe ekipe të specializuara për përgjigje dhe monitorim të shpejtë.
Ministrja Radmilla Sheqerinska i dëshiroi mirëseardhje këshilltarit të ri në takimin në të cilin mori pjesë ambasadorja e SHBA-së, Kate Marie Byrnes.
“Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja edhe njëherë treguan se aleanca ka interesa të përbashkëta, por edhe qëllime të përbashkëta. Njëherit, kjo aleancë do të thotë edhe se qëndrojnë pas nesh me potencialet e tyre të ekspertëve”, tha Sheqerinska.
Këshilltari amerikan theksoi se e ka nderin të marrë pjesë me ekspertizën e tij në këtë sferë, në një periudhë të rëndësishme për anëtarin më të ri të NATO-s.
“U kry çdo sen” – Gjesti shpërthen në lot pas nominimit kokë...
Pas dorëheqjes së Trudeau, Trump këmbëngul: Kanadezët do të ...
Trajneri i ri i Milanit feston trofeun me “puro” dhe vallëzi...
Shkupi, qyteti më i ndotur në Evropë
Hoti: Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KE...
A do të ulet çmimi i energjisë në Shqipëri? Bordi i ERE shqy...