Kriza me ushqimin në FSK, Ministria hap konkurs për kuzhinierë

11:19 | 15 Tetor 2024
R J

Ministria e Mbrojtjes para pak çastesh ka publikuar një konkurs pune, ku kërkojnë kuzhinierë.

Kjo kërkesë nga Ministria vjen pas debateve të shumta për ushqimin e forcave të sigurisë së Kosovës.

Ndryshe, zëvendësministri, Shemsi Syla, dje ka deklaruar se “ushqimi është në rregull” dhe “cilësor”, ndërsa akuzoi mediat dhe opozitën se po “zmadhojnë këtë punë”./Arbresh.info/

Të ngjashme