Në Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është miratuar Ligji për zgjerimin e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.
“Senati i SHBA ka miratuar ligjin me të cilin i mundësohet zgjerimi i autoritetit ekzistues Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën përmes intensifikimit të ushtrimeve të përbashkëta, si dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe”-thuhet në postimin e Ministrisë.
Sipas ministrisë, me këtë ligj është kontribuar në thellimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me ushtrinë amerikane.
Ky institucion ka theksuar edhe rolin e rëndësishëm që sipas tyre e ka dhënë senatorja Shaheen për miratimin e këtij ligji.“Paqja e qëndrueshme në rajon e më gjerë mund të sigurohet vetëm përmes bashkëpunimit dhe partneritetit të sinqertë”, ka shkruar Ministria e Mbrojtjes.
Abdixhiku thirrje mërgimtarëve për regjistrim për të votuar
Scholz: Akt i tmerrshëm i çmendur që të godet në zemër
Ferizaj triumfon ndaj Gjilanit, Prishtina dhe Malisheva ndaj...
Hapet konkursi i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi s...
KFOR zhvillon stërvitje në Pejë, simulohet një operacion eva...
Zjarr në Kuvendin e Seulit, evakuohen 500 persona