Ministria e Mbrojtës ka nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit me Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Kështu ka bërë të ditur presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një postim në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ademi ka shkruar se me këtë marrëvshje FFK dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të bashkëpunojnë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë Kosovën. Pjesë e këtij memorandumi është edhe donacioni i FSK-së për Kampin Nacional në Hajvali, por edhe mbështetja e Federatës për FSK-në në mirëmbajtjen e fushave me bari natyral në të gjitha kazermat si dhe përkrahja e aktiviteteve të tyre sportive.
Postimi i plotë:
Jam krenar që sot kemi nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit mes Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, për të koordinuar veprimet në ndihmë të komuniteteve tona.
Me këtë marrëveshje, ne si FFK dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës do të bashkëpunojmë në përmirësimin e infrastrukturës sportive në të gjithë Kosovën. Pjesë e këtij memorandumi është edhe donacioni i FSK-së për Kampin Nacional në Hajvali, por edhe mbëshetja jonë për FSK-në në mirëmbajtjen e fushave me bari natyral në të gjitha kazermat si dhe përkrahja e aktiviteteve të tyre sportive.
Si president i FFK-së jam i lumtur që me bashkëpunime të tilla po arrijmë t’u japim mundësinë të gjithëve atyre që e duan futbollin të jenë pjesë e tij dhe të kenë mjedis sa më të mirë për zhvillimin e aktivitetit të tyre.
Faleminderit Ministrisë së Mbrojtjes dhe ministrit Ejup Maqedonci për bashkëpunimin e sinqertë dhe të vazhdueshëm!
Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi, bashkë për futbollin! /Arbresh.info/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...