Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes së gjermanisë kanë nënshkruar marrëveshje për donacion.
Sipas njoftimit, marrëveshja arrin shumën 7.74 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
Ministria njofton se përmes kësaj marrëveshjeje synohet që nëpërmjet blerjes së pajisjeve të ndryshme specialistike të avancohen kapacitetet operacionale të Qendrës Nacionale Trajnuese të Kërkim Shpëtimit dhe Gardës Kombëtare.
“Marrëveshja u nënshkrua nga u.d. i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, Gafurr Dugolli dhe atasheu gjerman në Kosovë, nënkolonel Oliver Palkoëitsch. Nënshkrimi i marrëveshjes në fjalë do të ketë ndikim direkt në përmbushjen e misionit të FSK-së në mbështetjen ushtarake për autoritetet civile.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Vdekja e Anton Berishës, Pacolli ngushëllon familjarët dhe m...
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna ...
Kolona në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presi...
Detaje të reja për rastin në Mal të Zi
Aksidenti i rëndë i mori jetën 24-vjeçares, policia arreston...
Luftë, vrasje, tensione dhe katastrofa, ngjarjet që tronditë...