Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Mbrojtjes, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e mbështetjes teknike e profesionale nga Ministria e Mbrojtjes, përmes njësive të FSK-së, në realizimin e aktiviteteve të Komunës së Prishtinës për trajtimin e materialeve të cilat përmbajnë asbest me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve që mund të cenohen dhe rrezikohen nga prania e asbestit në zonën urbane, sidomos afër shkollave dhe në lagjet e urbanizuara të Prishtinës.
Nënshkrimi u bë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të cilët pas nënshkrimit të marrëveshjes dhanë detaje në një konferencë për media.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se kjo marrëveshje është e rëndësisë së madhe për Prishtinën. Ai shtoi se në kryeqytet problem i madh me materialet që përmbajnë asbest e që është kancerogjen.
“Kam kënaqësinë sot me ju tregu me ju prezentu që me ministrin Mehaj kemi nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për disa pika me rëndësi shumë të madhe për Prishtinën. Siç e dini kemi problem shumë të madh me asbest, material i cili është kancerogjen. Për të cilin deri tash është dashtë me marr ekipe specialiste nga jashtë, për arsye se nuk kemi pas specialist këtu. Tash e dimë që Forcat e Sigurisë së Kosovës i kanë specialistët për brenda”.
“Të punojmë së bashku dhe t’i pastrojmë disa pika kyçe në kryeqytetin e Prishtinës, si tulltoren, lagjen e “Ulpiana”, e kemi me pas biseda për pika të tjera të nevojshme në mënyrë që të kemi një bashkëpunim të mirëfillit. Ehe ne t’i vijmë në ndihmë ministrisë me aq sa mundemi, t’i shfrytëzojmë kapacitetet edhe të Ministrisë së Mbrojtjes edhe të Komunës së Prishtinës për të mirën e kryeqytetit për të mirën e popullit tonë”, tha Rama.
E ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, falënderoi fillimisht kryetarin për lirimin nga pagesa e Trafikut Urban për pjesëtarët e FSK-së. Ai tha se do të mbështesin projektet që janë në të mirë të vendit.
“E falënderoj kryetarin për bashkëpunim të mirëfilltë. Ju e dini që ushtria buron nga populli e ushtria është për popull, për të gjithë Kosovën. Ne mbështesim të gjitha projektet që janë në të mirën e vendit aq sa kemi mundësi. Unë të përgëzoj për punën, ne si Ministri e Mbrojtjes edhe FSK jemi krah e të gjitha komunave me ato kapacitete që i kemi në dispozicion. Ju falënderoj edhe për lehtësimin që na u ka bë pjesëtarëve të FSK që udhëtojnë me uniformë, në transport urban. Sa ma shumë prezenca të uniformës aq më sigurt është edhe vendi e transporti po edhe populli në përgjithësi”, tha Mehaj, shkruan EO.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...