Pas raportimit se Kushtrim Kokalla, pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, është i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.
Në komunikatën e tyre për media thuhet se ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shprehin ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës, teksa shtojnë se siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim
Komunikata e plotë:
Në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.
Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës.
Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim./Arbresh.info/
LEXO EDHE;
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e...
Dërgohet në paraburgim i dyshuari për “vrasje të mbetur në t...
“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë dr...
Një raketë e hedhur nga Jemeni godet Tel Avivin, duke plagos...
Çfarë dihet deri më tani për të dyshuarin e sulmit në Gjerma...
Debat i ashpër mes Xuxit, Gresës e Rovenës për Gjestin dhe X...