Sot, ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mori në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit, si pika strategjike për rritjen e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.
Kështu ka bërë të ditur, ministri i kësaj ministrie Ejup Maqedoni me anë të një postimi në Facebook.
Ai thotë se kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Heroit të Kosovës, strategut dhe inspiruesit të luftës sonë çlirimtare, Komandant Zahir Pajazitit.
“Vendosja e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë është një zhvillim domethënës për sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Ky hap forcon praninë e FSK-së në regjionin e Llapit dhe Gollakut, duke ofruar siguri shtesë për banorët e kësaj ane si dhe për të ofruar mbështetje më të mirë dhe më të shpejtë për reagime emergjente dhe për operacione në rast të emergjencave civile”, shkruan Maqedonci.
Sipas tij ky vendim tregon angazhimin e institucioneve të Kosovës për të fuqizuar kapacitetet ushtarake dhe për të kontribuar në një mjedis më të sigurt./Arbresh.info/
Tetori Rozë, IKShPK: Një muaj solidariteti kundër kancerit t...
Tiranë/ KQZ miraton rregulloren për votën e emigrantëve
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, në rend dite debati pë...
Dogana parandalon kontrabandimin e medikamenteve, në Han të ...
Pas lajmeve se Real Madridi dëshiron ta shesë – Tchouameni k...
Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudh...