Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka vizituar sot kullën e Ramë Kadrisë e cila daton prej shek. -XIX- (19).
Përmes një postimi në facebook nga Ministria e Rinisë, Kulturës dhe sportit thuhet:
“Në kuadër të planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rrezik ekipet kanë filluar punën e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në disa asete të Trashëgimisë Kulturore.
Gjithashtu janë publikuar shpalljet për angazhim të stafit për restaurim dhe konservim në shumë lokalitete arkeologjike dhe arkitekturore nën përkrahjen dhe monitorimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Një prej tyre është edhe Kulla e Ramë Zeqë Kadrisë e cila daton prej shekullit 19 dhe gjendja e saj aktuale ishte shumë e rëndë.
Me këtë rast Minisri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku së bashku me Kryetarën e Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Kulturë, Ardian Gola dhe këshilltaren, Nora Arapi Krasniqi, kanë parë së afërmi punimet që po zhvillohen në këtë kullë, në fshatin Brovinë të Komunës së Gjakovës”.
Ndërsa Qëllimi në këtë fazë është mënjanimi i mëtutjeshëm i degradimit të vlerave të kësaj kulle.
Gjithashtu tutje thuhet se: “intervenime do të bëhen edhe në vende të ndryshme të Kosovës, kjo pasi që Ministria e Kulturës ka dyfishuar fondin për ndërhyrje emergjente në fushën e trashëgimisë kulturore nga 450.000 në 842.000 mijë Euro”. /arbresh.info/
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...