Ministria e Kulturës sot lanson programin “Super Sportistët”

07:29 | 2 Maj 2024
E.G

Ministria për Kulturë, Rini e Sport do të lansojë programin “Super Sportistët”, në të cilin do të investojë 4 milionë euro për katër vitet e ardhshme për sportistët e rinj të sporteve olimpike.

Prezantimi i programit do të fillojë në ora 12:00.

Konferenca do të organizohet në Hotel ‘Nartel’ në Prishtinë.

AGJENDA

Konferenca e prezentimit të Programit për Performancë të Lartë Sportive “SUPER SPORTISTËT”
Vendi: Hotel ‘NARTEL’, Prishtinë, 2 Maj 2024 (e enjte)

12:00 – 12:10 Fjalimet hyrëse: Daulina Osmani Zëvendësministre për Kulturë, Rini dhe Sport

Ismet Krasniqi President i Komitetit Olimpik të Kosovës
Majlinda Kelmendi Medaliste Olimpike në Xhudo

12:10 – 12:30 Prezentimi i Programit: Driton Kuka Kryesues i Komisionit për Performancë të Lartë Sportive

12:30 – 13:00 Pyetje dhe Përgjigjje

13:00 Mbyllja e Konferencës/Arbresh.info/

Të ngjashme