Ministria e Kulturës reagon ndaj shkrimit për ditën botërore të Librit

13:58 | 23 Prill 2017
Arbresh.info

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar ndaj shkrimit të opinionit publik se kjo Ministri haron “Ditën e Librit”.

Ky institucion i ka vlerësuar këto shkrime si të paverifikuara, dhe nuk janë në dobi as të librit as të opinionit publik.

Reagimi i plotë I MKRS-së:

Reagim për Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtën e Autorit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dëshiron të sqarojë opinionin publik se, shkrimi i botuar nëpër disa portale “Ministria e Kulturës harron Ditën e Librit” është i pavërtetë dhe tendencioz. Shkrime të tilla të paverifikuara, nuk janë në dobi as të librit dhe as të opinionit publik.

Ministria e Kulturës e ka shënuar Ditën e Librit të premten e kaluar me një aktivitet të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me ç’ rast ministri Kujtim Shala shpërndau libra për lexues. Aktiviteteti i shënuar të premten, ka qenë publik, prandaj një keqinformim i tillë është tendencioz, dhe më së paku në dobi të librit.

Më poshtë keni njoftimin për shënimin e Ditës Botërore të Librit:

http://mkrs-ks.org/?page=1,6,1513#.WPyWRFGGO70

http://www.kultplus.com/?id=5&l=21017

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme