Ministria e Jashtme e Austrisë: Dënojmë fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër Policisë së Kosovës

16:58 | 24 Shtator 2023
E.G

Ministria e Jashtme e Austrisë ka dënuar sulmin në veri ndaj Policisë së Kosovës ku ka mbetur i vrarë një polic e një tjetër është plagosur.

Me anë të një postimi në “X”, ministria austriake ka bërë thirrje për ndaljen e menjëhershmë të dhunës duke thënë se aurorët duhet të mbahen përgjegjës dhe duhet të sillen para drejtësisë, shkruan Arbresh.info.

“Dënojmë fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë.”, ka shkruar Ministria e Austrisë./Arbresh.info

Të ngjashme