Ministria e Integrimeve Evropiane nuk jep ndonjë afat kohor se kur do të mund të ndodhte liberalizimi i vizave, edhe nëse Kuvendi do të ratifikonte në një periudhe të afërt marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.
Ndonëse, kryeministri Mustafa ka përmendur gushtin si muaj kur do të mund të ndodhte liberalizimi i vizave, në MIE nuk preferojnë të flasin me data.
“Sa i përket pyetjes për afate kohore, ne nuk mund të flasim për situata dhe data hipotetike, por është fakt që Kosova ka përmbushur kërkesat e procesit, dhe me përfundimin edhe të çështjes së demarkacionit vendimet do të mund të merren nga ana e BE-së pa vonesa të mëtutjeshme”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë se Integrimeve për ‘Indeksonline’.
Tutje, në përgjigje thuhet se sipas raporteve të Komisionit Evropian, dhe të gjitha deklaratat e deritashme të zyrtarëve të lartë të BE-së, është potencuar se ratifikimi i demarkacionit do t’i hapte rrugë liberalizimit të vizave.
“Sipas raporteve të Komisionit Evropian, dhe të gjitha deklaratat e deritanishme të zyrtarëve më të latë të BE-së, gjë që është reflektuar edhe në takimet e Ministres për Integrim Evropian, Znj. Mimoza Ahmetaj, në takimet e saj të vazhdueshme me përfaqësuesit institucional dhe të shteteve anëtare të BE-së, ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës ka qenë dhe mbetet kërkesë në mënyrë që procesi i vendimmarrjes nga BE për liberalizimin e vizave për qytetarë të Kosovës të mund të ecën përpara”, thuhet ndër të tjera.
Ministria, e cila drejtohet nga Mimoza Ahmetaj, thotë se Qeveria e Kosovës, është në shqyrtim të vazhdueshëm të riprocedimit të marrëveshjes për demarkacion në Kuvend, dhe kjo sipas tyre, do të ndodhë në një kohë sa më të përshtatshme për ratifikimin e saj.
Udhëheqësit e koalicionit kanë paralajmëruar se shpejt do ta procedojnë në Kuvend për ratifikim marrëveshjen për demarkacion e nënshkruar më 25 gusht të vitit 2015 në Vjenë të Austrisë.
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje