Me investimin e rreth 25 mijë eurove nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, është inauguruar të enjten laboratori i teknologjisë dhe inovacionit në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas.
Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala, në ceremoninë inauguruse ka thënë se si ministri në vazhdimësi kanë punuar për forcimin e ekosistemit të profesioneve në fushën e teknologjisë.
Sipas tij, në vendin tonë është dëshmuar se ka rëndësi transformimi digjital, i cili tashmë është duke ndodhur në gjithë botën.
“Në bazë të Forumit Ekonomik Botërore, 65% të fëmijëve që hyjnë në klasën e parë do të bëjnë punë që nuk ekzistojnë tash. Dhe të gjitha këto punë do të kërkojnë shkathtësi nga teknologjia e informacionit dhe makatronika. Prandaj ky inaugurim i këtij laboratori është shumë e rëndësishme për të gjitha këto që u thanë më sipër”, ka thënë ministri Shala.
Me këtë rast, ministri ka folur edhe për disa aspekte tjera, që si ekosistem i inovacionit dhe ndërmarrësisë ka rëndësi të madhe ndërlidhja e politikbërjes, akademisë me inovacionin dhe ndërmarrësin.
“Para disa muajsh kam thënë se në Kosovë do t’i krijojmë 50 mijë inxhinierë nga fusha e IT-së dhe mekatronikes. Ne në Kosovë kemi kompani, të cilat i kanë kaluar të gjithë kufijtë dhe sot janë punëdhënës serioz, të cilët po e bëjnë sektorin e shërbimeve ‘ousource’ si sektorin e vetëm me bilanc pozitiv ne eksport”, ka theksuar ministri Shala.
Sipas tij, ka kërkesa të mëdha të njerëzve me shkathtësi në ICT, prandaj duhet investuar në këso hapësirash përmes, të cilave do të forcohet talenti i të rinjve tanë.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladraovci, ka thënë se investimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, do të mundësojë ngritjen e cilësisë në arsim.
Në ketë ceremoni ka marr pjesë edhe një delegacion gjerman i kryesuar nga themeluesja e Education Unlimited, Kerstin Labonte./arbresh.info
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...